“Panthers” Shkoder merr fitoren e trete ne kampionatin e “Sunday League” te futbollit 9×9 qe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ne ndeshjen e rradhes ka fituar ndaj ekipit MD me rezultatin 2-1 dhe si rrjedhoje eshte ngjitur ne kuoten e 11 pikeve duke mbajtur vendin e peste ne renditje pas gjashte javesh kampionat.

Takimi ka nisur me gol per ekipin e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani. Ne minuten e 10-te ka qene futbollisti Reisen Dumaj qe ka kaluar ne avantazh “Panthersat”. Por ai do te zgjaste vetem 4 minuta.

Kjo sepse ne minuten e 14-te, ekipi “MD” ka barazuar me ane te Meçollarit. Pjesa e pare pavaresisht rasteve te krijuara nuk ka prodhuar gol tjeter. E njejta situate edhe ne pjesen e dyte, pavaresisht presionit ne rritje te ekipit shkodran per te shenuar golin e fitores.

Ai do te vononte te dilte ne drite dhe eshte shenuar pak minuta para fundit dhe autor i tij eshte futbollisti Enes Papaj. Perfundimisht 2-1 per “Panthers” Shkoder qe merr fitoren e trete ne kampionat, nderkohe qe ka edhe 2 barazime dhe 1 humbje.

MD- Panthers 1-2

Golat: Meçollari ’14/ Dumaj ’10, Papaj ’57

PANTHERS: Lukaj, Bashi, Kacerja, Papaj, Zaja, Bebeziqi, Dumaj, Kometa dhe Tula. Trajner Fatmir Axhani. U aktivizua edhe Juka.