Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp shfaqet në një video të postuar nga Partia Laburiste e Britanisë, publikuar në “Twitter”, si një apel për të ndërgjegjësuar popullin që të regjistrohet në kohë për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Britania do të shkojë në votime ditën e martë më datë 12 dhjetor, por të gjithë votuesit e ligjshëm duhet të regjistrohen deri të martën e 26 nëntorit në orën 23:59.

Në këtë kuadër, në tentativën për të ndërgjegjësuar votuesit, Partia Laburiste, duke kujtuar popullatën se kanë mbetur edhe 6 ditë nga skadimi i afatit për të votuar, përdori një video që u bë virale, ku shfaqet ekipi i Liverpool teksa feston fitimin e Champions League ndaj Tottenham, në qershor.

Në video shfaqet në mënyrë të veçantë trajneri i Liverpool, gjermani Jurgen Klopp duke numëruar me gishtërinjtë e tij sa herë “Të Kuqtë” kanë fituar trofeun më prestigjoz për klubet në Europë, 6 herë: 1977, 1978, 1981, 1984, 2005 dhe 2019.