Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar para tre ditësh arritjen e akordit me trajnerin brazilian Silvinjo, ish-futbollist me rol mbrojtes qe ka veshur fanelat e Corinthias, Manchester City dhe Barcelona. Ai do të drejtojë Kombëtaren kuqezi, teksa ka firmosur një kontratë 18-mujore.

Detajet ekonomike nuk u bene te ditura per publikun por Federata permendi fjalen “bonuse per arritje”. Sipas asaj qe ka mesuar diten e sotme Albania Team Sylvinho dhe stafi i tij do te paguhen rreth 450-500 mije euro ne vit dhe qe ne total duhet te jene per 18 muaj rreth 600 mije euro.

Por, ka dicka me shume: superbonusi dhe klauzola e kontrates. Sylvinho ka pranuar te nenshkruaje me kusht qe ne rast kualifikimi ne Europian, do te rinovohet kontrata e tij automatikisht edhe per 2 vite te tjera me rritje rroge te konsiderueshme.

Dhe, ne rast se Shqiperia do te shkoje ne Europian, Sylvinho dhe stafi i tij do te perfitojne afersisht 1 mln euro te tjera ne forme superbonusi qe do te shperndahen mes trajnerit kryesor dhe ndihmesve te tij.

Shqiperia eshte shortuar ne kualifikueset e Euro 2024 ne Grupin E me Poloni, Çeki, Ishujt Faroer dhe Moldavi. 48-vjeçari ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta dhe brazilianin Dorival Guidoni. Të dy asistentë e Silvinjos, gjatë karrierës së tyre kanë qenë nënkampionë bote.

Braziliani 50-vjeçar, Dorival Guidoni, ishte pjesë e kombëtares “Seleçao” në vitin 1998, kur Brazili u mposht në finale nga Franca. Asokohe, Guidoni, luajti një ndeshje si zëvendësues. Në të kaluarën si futbollist 50-vjeçari është aktivizuar me skuadra të njohura si Porto, Sampdoria, Selta Vigo, the, ndërkohë për sa i përket karrierës si trajner ai së fundmi ka qenë ndihmës te skuadra e Corinthias.

Ndërkohë ndihmësi tjetër Zabaleta është një emër më i njohur për publikun, teksa ishte pjesë e kombëtares argjentinase, në vitin 2014 kur u shpallën nënkampionë të Botës. Zabaleta gjithashtu ka fituar medalje ari me Argjentinën në Lojërat Olimpike 2008.

Si futbollist ai është aktivizuar me klube të njohura si Espanjol, Manchester Siti, Uest Hem. Ndërkohë me Argjentinën ka regjistruar 58 ndeshje. Kjo do të jetë eksperienca e parë e tij si ndihmës trajner.