Vllaznia ben mire dhe e thellon edhe me shume avantazhin ndaj Hajvalise. Ne minuten e 60-te eshte Maria Bashka ajo qe shenon nje supergol me nje gjuajtje nga rreth 35 metra. Sulmuesja kuqeblu ka pare portieren kosovare te dale nga porta dhe e ka derguar topin direkt ne rrjete.
Ato kane kaluar te parat ne avantazh me ane te mesfushores Gresa Berisha e cila godet sakte me koke nje top te krosuar nga Megi Doçi dhe e dergon ne rrjete ne minuten e 16-te.
Me pas reagojne kampionet kosovare qe shenojne nje gol shume te bukur ne minuten e 34-te me ane te Misinit qe godet nga jashte zone duke e derguar topin ne rrjete.
Nderkohe nje minute para fundit, Megi Doçi kroson nje top nga kendi dhe Luçije Gjini brenda zone me koke godet sakte duke kaluar serish ne avantazh Vllaznine e cila e mbyll pjesen e pare ne shifrat 2-1.
LIVE:
VLLAZNIA 3-1 HAJVALIA
Berisha 16′, Gjini 44′, Bashka ’60 / Misini 34′