Skuadra e Peskarës, ku aktivizohen edhe dy lojtarët shqiptarë, mesfushori Ledian Memushaj dhe portieri Elhan Kastrati, u mund në transfertën e kësaj jave në Serinë B ndaj Veronës, me shifrat 3-1, por u më i miri i takimit për Peskarën u zgjodh pikërisht gardian shqiptar.
Në vlerësimin e “Gazzetta dello Sport”, Kastrati merr notën 7, më i miri për ekipin e tij. “Pret gjithçka që mundet, duke dalë edhe si një portier në hokej. Pa faj në golat që pësoi dhe eviton një humbje akoma më të thellë për Peskarës” – shkruhet në vlerësimin për ish-portierin e Teutës.
Ndërkohë, Memushaj është vlerësuar me notën 5.5: “I shkëlqyeshëm për të asistuar. Këtë herë nuk bën ndeshjen më të mirë dhe bën pak filtrim.”