Milani ka arritur të shënojë fitore ndaj Interit me rezultat 2-1 në “Derby della Madoninna” në kuadër të javës së pestë të Serie A. Ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë, që rrezikuan të parët me Alvaro Morata, që gjuajti bukur, por Yann Sommer bëri pritje të bukur.
Në minutën e 10-të, Milan mori epërsinë, pasi Christian Pulisic, mori një top nga gjysma e fushës dhe kaloi disa lojtarë të Interit duke shënuar pastaj për 1-0. Pas golit, Interi filloi të sulmojmë më shumë dhe Lautaro Matinez ishte afër golit, por nuk qëlloi portën. Në minutën e 28-të, shifrat u barazuan, kur Federico Dimarco gjuajti bukur për të shënuar për 1-1.
Interi ka mundur të shkojë me epërsi në pushim, por gjuajtja e Marcus Thuram u prit nga Mike Maignan. Me të filluar pjesa e dytë, Yann Sommer bëri pritje të madhe, kur ndali goditjen e Leaos në minutën e 46-të.
Tijjani Reijnders rrezikoi në minutën e 64-të, por sërish Sommer bëri pritje të bukur. Në minutën e 66-të, gjyqtari Maurizio Mariani akordoi penallti për Milanin, por në VAR u pa që Lautaro Martinez nuk luajti me dorë dhe vendimi u anulua. Interi kishte vetëm një rast në pjesën e dytë, me Martinez që nuk arriti ta kalojë portierin Maignan.
Kuqezinjtë vazhduan me sulme, duke treguar se ishin shumë më të mirë në pjesën e dytë, kur Leao gjuajti bukur, por Sommer ishte sërish në vend. Në minutën e 77-të, Tammy Abraham,, kishte po ashtu rast të mirë, por nuk gjeti rrjetën. Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim, Tijjani Reijnders asistoi te Matteo Gabbia që shënoi me kokë në minutën e 89-të për 2-1. Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Milani iu kthye fitoreve në derbi ndaj Interit. /Telegrafi/