Golat e saj nga goditjet e dënimit tashmë janë një ritual i zakonshëm. Nuk ka ndeshje thuajse që ajo nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë pas gjuajtjeve jashtë zonës.

Bëhet fjalë për sulmuesen e Vllaznisë dhe njëkohësisht edhe të kombëtares shqiptare Megi Doçi.

Ajo edhe në ndeshjen e djeshme të Kupës ndaj Kinostudios, e ka bërë një gjë të tillë duke e dërguar topin në rrjetë, pas një goditje të bukur nga jashtë zone.

Me një postim në faqen e saj në facebook, ajo shkruan: “E lumtur të shënoj si Cristiano Ronaldo”. Kuptohet që krahasimi është i largët por mënyra si shënon ajo është vërtetë interesante.

Shijojeni golin e djeshem te kesaj futbollisteje ne videon e meposhtme te kameramanit Mark Gjeka: