Erzeni ka fituar 1 me 0 ndaj Egnatias, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. 3 pikë që erdhën nga goli i Zekës në pjesën e dytë dhe i japin shpresë Erzenit te mbijetesa.
Rrogozhinasit ndërkohë dolën pa pikë, ndërsa vlen për t’u theksuar kartoni i kuq që Spahiu mori në minutën e 61’. Egnatia dështoi të shtonte diferencën nga Vllaznia, pasi këta të fundit barazuan me Partizanin.
Formacionet zyrtare:
Erzeni (4-3-3) – Hasanbelli; Maliqi, Sadiki, Atanda, Peposhi; Mëllugja, Migone, Kahrimanovic; Zeka, Mihana, Blazeviç. Trajner: A. Deliallisi
Egnatia (4-3-3) – Sherri; Fangaj, Dulysse, Malota, Ndreca; Zejnullai, Aleksi, Fernando; Ibrahimoglu, Drame, Spahiu. Trajner: E. Tetova