U mbyll java e gjashtë, e cila hapi siparin me derbin e zhvilluar dje, ndërsa katër çiftet e tjera u luajtën dje. Ajo që ra në sy është Vllaznia që me fitoren e sotme rimerr kreun, ndërsa duhet theksuar se Kastrioti është padyshim surpriza e bukur e Superiores.

Krutanët nuk janë mundur as në Durrës, në fushën e një prej ekipeve më të mira dhe pretendentët kryesor në fillim të sezonit për titullin kampion. Por, që duket se skuadrës krutane për pak minuta i ka ikur fitorja nga duart dhe është në rrugë të mbarë.

Teuta vazhdon të zhgënjejë, ashtu si dhe Tirana, ndërsa Partizani me barazimin në derbi nuk mori atë që pritej. Nga ana tjetër edhe Laçi nuk është në rrugën e duhur, edhe pse pika në Korçë mban kurbinasit në garë dhe duke mos pasur diferencë me ekipet e kreut.

Bylisi e Apolonia nga ana tjetër ende nuk e kanë provuar shijen e fitores dhe duket se mbyllin tabelën e renditjes. Pas javës së gjashtë, renditja në Superiore është si më poshtë…