Abissnet Superiore” do të vijë edhe ditën e sotme me dy takime që janë të vlefshme për javën e 7-të të kampionatit. Do të luhet në aksin Kukës-Elbasan, ku 4 ekipe do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët e kësaj jave.
Fillimisht në “Kukës Arena” do të përplasen Kukësi dhe Erzeni ora 14:00. Verilindorët në dy sfidat e fundit kanë siguruar 4 pikë dhe ndaj shijakasve synojnë një tjetër 3 pikësh që do t’i largonte nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Ndërkohë djemtë e Alfred Deliallisit synojnë rikthimin te fitorja dhe ndaj kuksianëve do të tentojnë 3 pikët për “Final-Four”.
Takimi tjetër mes Dinamos dhe Vllaznisë do të jetë mjaft interesant, i cili do të luhet në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 18:00.
“Blutë” nuk kanë rrugë tjetër përveçse fitores për të lënë zonën e mbijetesës, ndërsa shkodranët nga krahu tjetër ndodhen në vendin e 4-të në klasifikim dhe do të synojnë të blindojnë një vend në “Final-Four”.