Kampionati Shqiptar i futbollit renditet i 41 në klasifikimin e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll për 2023.
Kategoria Superiore e përmirësoi me 25 vende pozitën në këtë renditje nga 1 vit më parë. Kjo është vendosja më e mirë ndër vite.Kampionati Shqiptar ka 410,5 pikë në këtë klasifikim ku përfshihen të gjitha ligat e Botës.
Superiorja lë pas kampionatin slloven, sllovak, hungarez, suedez apo amerikan. Superliga e Kosovës është e 43, duke u përmirësuar me 23 pozicione nga 1 vit më parë.
Vendin e parë në renditjen e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll e ka Serie A e Italisë për herë të 12. Kampionati italian ndiqet nga ai anglez dhe spanjoll.