Ekipi i Kastriotit ka arritur të marrë një tjetër fitore të vlefshme në Kategorinë e Parë, teksa këtë herë ka mundur Dinamon me rezultatin 1-0.

Goli i Taulant Markut ka mjaftuar për të marrë 3 pikët në javën e 15, sa i përket ndeshjeve të vlefshme për Kategorinë e Parë në Grupin A.

Arritja e Kastriotit në Superiore duket vetëm çështje kohe, teksa ndjekësit më të afërt kanë gabuar sërisht këtë javë.

Kjo e ka lehtësuar disi punën për skuadrën e Samuel Nikaj, ndërsa Kastrioti numëron fitoren e 3 rresht, duke përfituar në maksimum nga gabimet e kundërshtarëve.
Skuadra e Nikaj është 12 pikë larg ndjekësit më të afërt, Egnatias që dje u ndal në një barazim pa gola ndaj Besës. /vipsport/