Pas Bekim Balajt një tjetër lojtar i Kombëtares firmos në Superiore. Sipas “Sport Ekspres” Kristal Abazaj do të firmosë për 6 muaj me klubin e Tiranës. Kalimi i tij në kryeqytet është çështje e mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Palët kanë rënë dakord mes tyre dhe mbeten të kënaqura me marrëveshjen e arritur.
Objektivi i bardhebluve dhe i Abazajt është titulli kampion si dhe kalimi i sa më shumë tureve në Europë. Pas përvojës në Turqi, sulmuesi shqiptar rikthehet në Superiore, për ta përdorur si një trampolinë për një transferim në një kampionat cilësor në Europë.
Ne kete menyre, me ardhjen e ketyre lojtareve, padyshim qe edhe Superiorja pritet te jete edhe me e bukur dhe po ashtu edhe gara per titullin kampion me e forte. E ndersa Vllaznia e Tirana po perforcohen me lojtare te rendesishem, ne fakt nuk po ndodh e njejta gje me Partizanin.
Megjithate deri ne fundin e fundin e merkatos se janarit, nuk perjashtohet mundesia qe edhe te kuqte te bejne ndonje goditje. Kampionati ne kete menyre sa vjen e zbukurohet dhe si rrjedhoje deri ne fundin e tij mendohet te shohim gjera te bukura.