Kalendari i çuditshëm që po aplikohet në ndeshjet e futbollit shqiptar ka bërë që Superiorja t’u lërë vendin ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, të cilat në fakt nuk do të luhen në mejsavë si zakonisht. Sfidat do të zhvillohen në ditë të pazakonta, pasi 8 duelet do të luhen të ndara mes të enjtes dhe të premtes.

Sipas planit, 6 ndeshje do të luhen ditën e enjte në orën 13:00, me nga 3 sfida të cilat i përkasin secilit prej dy grupeve që ka paracaktuar formula, A dhe B.

Ndërkaq, të premten luhen dy ndeshjet e mbetura për të përcaktuar kuadrin e plotë të çerekfinaleve me duelin Vllaznia-Bylis që luhet në orën 13:00 dhe atë Teuta-Erzeni që mbyll këtë tur në orën 16:00.

TË ENJTEN

Grupi A

Tirana-Lushnja (3-0) ora 13:00

Partizani-Korabi (1-3) ora 13:00

Kastrioti-Dinamo (3-1) ora 13:00

Grupi B

Egnatia-Skënderbeu (1-0) ora 13:00

Kukësi-Apolonia (0-0) ora 13:00

Laçi-Tomori (3-1) ora 13:00

TË PREMTEN

Grupi A

Vllaznia-Bylis (2-0) ora 13:00

Grupi B

Teuta-Erzeni (1-1) ora 16:00