“Abissnet Superiore” luan dy sfidat e fundit të javës së 16-të ditën e sotme në orën 17:00, me katër skuadra që zbresin në fushë.

Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Skënderbeut. “Demat” vijnë pas katër barazime radhazi dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja. Nga ana tjetër, korçarët kërkojnë të tregojnë forcën e tyre ndaj kampionëve në fuqi dhe të parakalojnë Tiranën në vendin e tretë.

Në “Niko Dovana”, Teuta e vendit të fundit pret Egnatian. Edhe pse një sfidë e vështirë për durrsakët, ata do të bëjnë çmos për të marrë tre pikët në mënyrë që të nisin objektivin e mbijetesës. Nga ana tjetër, rrogozhinasit kërkojnë që të ruajnë vendin e parë në renditje.

NDESHJET:

PARTIZANI – SKËNDERBEU 17:00 “ARENA E DEMAVE”

TEUTA – EGNATIA 17:00 “NIKO DOVANA”