Të mërkurën dhe të enjten u zhvilluan katër ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, duke sjellë rezultate mjaft interesante. Elbasani dhe Vllaznia barazuan pa gola (0-0), duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Egnatia mori një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Bylisit në transfertë, duke hedhur një hap të madh drejt gjysmëfinaleve. Ndërkohë, Laçi dhe Partizani nuk arritën të shënojnë, duke u ndarë në një barazim të bardhë (0-0).
Në ndeshjen e luajtur pasditen e djeshme, Skënderbeu mposhti Dinamo City-n me rezultatin 0-2 në “Elbasan Arena”. Tashmë Kupa do t’i lërë vendin Superiores, me javën e 24-të që starton të dielën me derbin mes Partizanit dhe Tiranës, sfidë e cila nis në orën 13:30.
Në të njëjtën ditë, Elbasani do të përballet me Egnatian, e Vllaznia e Thomas Brdaric do të presë në shtëpi Bylis. Këto dy ndeshje do të luhen paralelisht duke nisur nga ora 17:00.
Ndërkohë që një ditë më pas, pra ditën e hënë do të luhen dy sfidat e tjera të javës së 24-të, ato përmbyllëse. Skënderbeu luan kundër Laçit, ndërsa Dinamo përballet me Teutës. Edhe këto sfida nisin në orën 17:00.