Sot mund të cilësohet padyshim një ditë “Final Four”, kjo për shkak se do të luajnë 4 skuadrat e para me njëra tjetrën. Dy duele do të zhvillohen në orën 13:30, ku Bylisi do të presë Elbasanin, ndërsa Egnatia e vendit të parë do të përballet me Partizanin e vendit të tretë.
Në orën 16:30, Vllaznia e vendit të 2 do të udhëtojë drejt “Elbasan Arena” ku do të duelojë me Dinamon e vendit të 4.
Priten përballje të forta dhe tepër të luftuara ditën e sotme.
NDESHJET E SOTME
EGNATIA-PARTIZANI 13:30
BYLIS-ELBASANI 13:30
DINAMO-VLLAZNIA 16:30 (në “Elbasan Arena”)