Sytë e 10 skuadrave të Superligës janë fokusuar nga ambientet e FSHF-së, aty ku sot do të hidhet shorti i edicionit të 81-të të Kategorisë Superiore.

Në një njoftim, Institucioni më i lartë i Futbollit në vend zbuloi se hedhja e shortit do të nis në orën 11:00, nga ku do të dalin edhe 9 duelet për 4 raundet e sezonit të ri.

Partizani vjen me petkun e kampionëve në fuqi dhe skuadra si Kukësi, Tirana, Skënderbeu apo edhe Teuta synojnë që t’i bëjnë keq. Skuadrat janë përballur me shumë probleme në këtë periudhe, çka është vërejtur edhe në merkaton e bërë nga ekipet.

Luftëtari është skuadra që ka mbetur më mbrapa me përgatitjet, teksa Partizani e Kukësi kanë ndryshuar totalisht fytyrë. Në këtë edicion të 81-të marrin pjesë Partizani, Kukësi, Teuta, Laçi, Skënderbeu, Flamurtari, Luftëtari, Vllaznia, Bylis dhe Tirana./newsport/