Kategoria Superiore uli sipari duke dhënë dhe verdiktet finale të sezonit. Partizani pas 26 vitesh arrin të shpallet kampion i Superligës, ndërsa nga Kategoria bien Kamza (e përjashtuar) dhe Kastrioti. Në Kategoria e Parë arrijnë të ngjiten Bylis dhe Vllaznia që do të luajnë në elitën e futbollit shqiptar. Skuadrat tashmë kanë marrë pushimet pas një sezon të gjatë dhe të lodhshëm, por vetëm gjysma e tyre ka mundësi që të nis nga puna, aty e la sezoni pas nuk kanë trajner

Partizani kampion ndodhet aktualisht pa trajner. Largimi i Gegës ka sjell një problem jo pak të vogël pasi duhet gjetur njeriu i duhur që të ruaj balancat ashtu siç bëri Gega. Deri tani shumë emra janë qarkulluar, por asgjë konkrete edhe pse koha nuk premton pasi Kupat e Europës janë shumë pranë.

Kukësi i vendit të dytë pasi ndryshoi 2 trajner brenda sezonit, duket se ka gjetur qendrushmëri me trajnerin Gjoka. Por, edhe ky i fundit duhet parë pas Kupave të Europës pasi siç ndodhi para disa sezonesh mund të ketë edhe një shkarkim të tij në rast se nuk arrin objektivat që klubi do të vendos për Europën.

Teuta i beson sërish Shkëmbit dhe do të rinis sezonin sërish me të. Në Durrës kanë besim te ai dhe pritet që t’i besohet edhe për sezonin e ri.

Skënderbeu është një tjetër skuadër pa trajner. Ditën e djeshme Orges Shehi deklaroi largimin. Korçarët vazhdojnë të jenë në ankth për përgjigjen që do të vi nga CAS. Në rast të një përgjigje pozitive, i pari në listë është Ilir Daja, trajneri që bëri historin me Skënderbeun.

Flamurtari është një tjetër skuadër e cila ka shumë probleme. Shumë muaj pa u paguar dhe në rast se administratori Idrizi nuk shlyen rrogat, atëherë me shumë mundësi dhe trajneri Daja do të largohet nga Vlora. Në këtë mënyrë dhe vlonjatët duhet të nisin gjithçka nga e para përsa i përketë trajnerit.

Laçi duket se ka gjetur qendrushmëri me trajnerin Starova dhe është një skuadrat që pritet të vazhdojë aty ku e la sezonin. Kurbinasit janë në pritje të CAS-it të Skënderbeut, pasi në rast të një përgjigje negative do të jenë ata që do të shkojnë në Europë.

Tirana nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdohet me trajnerin Mema edhe pse shumë zëra thonë se do t’i besohet sërish atij edhe për sezonin e ri me një projekt ambicioz. Shumë emra qarkullojnë për stolin e bardhebluve dhe Ahmtaj është njëri prej tyre pas largimit nga Luftëtari. Ditët në vijim do të zbulohet se cili do të jetë trajneri i skuadrës.

Luftëtari është një tjetër skuadër pa trajner. Një vendim disi absurd nga drejtuesit e klubit dy javë nga fundi i kampionatit duke pezulluar trajneri Ahmtaj bëri që skuadra të ngelej pa trajner. Tashmë gjirokastritët do të nisin sërish nga e para projektin e tyre.

Bylis i rikthye në Superligë pas disa sezonesh dhe presidenti Kapllanaj deklaroi se trajneri Dovedan do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës edhe në Superligë. Puna e bërë në Kategorinë e Parë ka bindur drejtuesit që të vijojnë projektin më të njëjtin trajner.

Vllaznia edhe pse u rikthye në Superligë duket se nuk ka zgjidhur ende problemet e të shkuarës. Trajneri Canaj ‘vuri alarmin” pas takimit me Bylisin se në klub duhën ndryshime të mëdha. Shumë lojtar pa kontrata, por edhe trajneri Canaj nuk konfirmuar ende për të vijuar punën. Në ditët në vijim pritet të zbulohet se çfarë do të ndodh në Shkodër, por siç duket problemet e së shkuarës do të jenë sërish prezent. /Newsport/