Kategoria Superiore do të ngrejë siparin me datën 13 janar, ku do të luhen 3 ndeshje të kampionatit shqiptar. Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që java e 16-të të zhvillohet në dy ditë, përkatësisht të premten dhe të shtunën.
Bylisi do të përballet me Kukësin në orën 13:00, kurse Tirana do të luajë kundër Laçit po në të njëjtën orë. Sakaq ora 16:00 do të ofrojë një supersfidë, teksa Partizani dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” në kryeqytet.
Ndërkohë, në 14 janar do të zhvillohen dy takimet e fundit, ku Egnatia do të luajë kundër Erzenit, ndërsa Teuta me Kastriotin.
ABISSNET SUPERIORE/ Java e 16-të
13 JANAR
Bylisi – Kukësi ora 13:00
Laçi – Tirana ora 13:00
Partizani – Vllaznia ora 16:00
14 JANAR
Egnatia – Erzeni ora 13:00
Teuta – Kastritoti ora 16:00