Ditën e sotme do të luhen dy takime mjaft interesante në Superiore. Do të luhet paralelisht në Durrës dhe Shkodër. Teuta do të presë Dinamon në “Niko Dovana” sfidë shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, Një duel direkt për mbijetesën dhe që vendos shumë për objektivat e dy skuadrave.
Gjithashtu interesante është edhe përballja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut që do të luhet në “Loro Boriçi”. Në ndryshim nga dueli i parë i ditës së sotme, kjo përballje do të luhet direkt për “Final-Four”.
Kujtojme qe Vllaznia e ka fituar ndeshjen e fazes se pare ne Korçe me rezultatin 1-0 dhe sigurisht qe do te tentoje ta fitoje edhe ndeshjen e sotme qe do te luhet ne fushen e saj, megjithate nuk do ta kete aspak te lehte.
Korçaret duan te marrin revanshin dhe per kete arsye pritet qe ky ballafaqim te jete shume interesant dhe i gjithi per t’u ndjekur, ne sfiden qe do te startoje ne oren 17:00./SHKODRA-SPORT.COM/