Kategoria Superiore vijon sot me 3 ndeshjet e fundit të javës së 5-të të kampionatit. Dita nis në orën 16:00 me sfidën Laçi – Partizani në Kurbin. Vendasit duan të provojnë shijen e fitores në shtëpi, por të kuqtë nuk kërkojnë më hapa fals dhe luajnë vetëm për t’u rikthyer te 3 pikëshat.

Në mbrëmje, në orën 19:00 luhen 2 sfidat e fundit mjaft të rivalizuara. Në Elbasan Arena, Dinamo pret Skënderbeun për të tentuar fitoren e parë nën drejtimin e Ilir Dajës. Korçarët, gjithashtu duan të rikthehen te rezultatet pozitive pas humbjes me përmbysje ndaj Teutës në shtëpi.

Vëmendja kryesore e kësaj jave është në kryeqytet, aty ku në stadiumin ‘Air Albania’, Tirana pret Elbasanin për ndeshjen më të fortë të kësaj jave. Plot 9 vite pritje për një përballje të tillë mes dy klubeve të traditës që rivaliteti i prek si në fushë, ashtu edhe në tribuna./newsport/

TË HËNËN

LAÇI-PARTIZANI Ora 16:00

DINAMO-SKËNDERBEU Ora 19:00 (në “Elbasan Arena”)

TIRANA-ELBASANI Ora 19:00 (në “Air Albania”)