Argjentina do të presë Brazilin më 26 mars, pas mesnate. Superklasikja ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026.

Mesi nuk do të jetë në dispozicion të Argjentinës, pasi përfaqësues të Inter Majemit kanë folur me përfaqësuesen kombëtare. “Pleshti” ka marrë ngarkesë nga ndeshjet e fundit dhe për këtë arsye duhet të pushojë.

Tashmë janë konfirmuar mungesat e Nejmarit dhe Mesit. Dhe pse fitoi ftesën, sulmuesi brazilian po rikuperohet plotësisht nga dëmtimi dhe nuk mund të rrezikojë.

Argjentina është në pozicion komod për këto kualifikuese, pasi mban vendin e parë e pashqetësuar. Në anën tjetër Brazili renditet në vendin e pestë.