Këtë të mërkurë, do të zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv në FSHF, ku do të përcaktohen datat për fillimin e kampionatit.
Siç u raportua më herët, Abissnet Superiore pritet të nisë më 20 gusht, ndërsa Kategoria e Parë një javë më vonë, pra më 27 gusht.
Gjithashtu MCN mëson se risia këtë vit, do të jetë në Superkupën e Shqipërisë, e cila ne vitet e tjera eshte luajtur zakonisht pak ditë para fillimit të kampionatit.
Këtë herë, Superkupa, ku përballë do të jenë Tirana si kampione dhe Vllaznia si fituese e Kupës, do të mbahet në muajin dhjetor.
Fillimi më herët i kampionatit, për shkak të Botërorit që do të startojë në muajin nëntor, ka bërë që FSHF të vendosë që Superkupa të luhet në dhjetor.