Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e mbetura të javës së 25-të të Superiores. Dy takime mjaft interesante dhe të luftuara janë në program për t’u zhvilluar në orën 17:00, teksa e gjithë vëmendja do të jetë në Durrës dhe Elbasan.

Në “Niko Dovana” do të sfidohen Dinamo dhe Vllaznia. Të dyja ekipe vijnë pas në momenti pozitiv që po kalojnë në kampioinat dhe ditën e sotme synojnë fitoren për të blinduar pozitat e tyre në “Final – Four”.

Ndërkohë paralelisht luhet edhe në “Elbasan Arena”, aty ku Tirana pret Laçin. Një takim mjaft i luftuar mes dy ekipeve që momentalisht janë jashtë 4-tërshes dhe do të përplasin “brirët” mes tyre për fitoren që do t’i ofronte akoma më shumë me “Final Four”.

Java 17

Dinamo City- Vllaznia ora 17:00 (ne Durres)

Tirana- Laçi ora 17:00 (ne Elbasan)