Kreu i UEFA-s, Aleksandër Çeferin është rikthyer të flasë lidhur me çështjen e Superligës së Europës.
Në një prononcim për “Sportske Novosti”, Çeferin e ka cilësuar atë një çështje të mbyllur, ku nuk ka harruar të falënderoj tifozët anglezë për ndihmën e dhënë kundër kësaj ideje të klubeve të mëdhaja europiane.
“Superliga e Europës? Ka mbaruar.
Po përpiqemi të gjejmë gjuhën me klubet që u përpoqën ta krijonin.
Do të përpiqemi t’i kënaqim pretendimet e tyre, por ajo ide nuk do të funksionojë kurrë.
Dua të falënderoj tifozët e Premier Ligës, ata na ndihmuan shumë në mbylljen e atij projekti.
Tifozët atje janë të ndryshëm nga të vendeve të tjera, tifozët italian si një shembull konkret nuk bënë asgjë për të na ndihmuar.”, u shpreh Çeferin.