
Tirana nuk e ka patur aspak të lehtë të fitojë ndaj Tomorit megjithatë në fund rezultati përfundimtar 1-0 për bardheblutë u ka dhënë tre pikë shumë të vlefshme atyre.
Teuta ka pritur në fushën e saj Shkumbinin dhe rezultati përfundimtar i këtij takimi ka qenë 3-0. Për t’u përmendur është fakti se edhe në këtë ndeshje ka shënuar një ish-futbollist i Vllaznisë, pikërisht Tefik Osmani në të parën ndeshje me këtë skuadër. Në Gjirokastër ndërkohë është luajtur ndeshja Luftëtari- Kukësi ose më mirë të themi sfida e dy shkodranëve në pankinat respektive, ajo në mes Edi Martinit dhe Armando Cungu. Ky i fundit me Kukësin e tij ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 duke u rikonfirmuar edhe njëherë tjetër si një nga ekipet pretendente për vendet e para në renditje. Fitorja e sotme e Kukësit e bën edhe më interesante sfidën e javës së ardhshme që kjo skuadër do të luajë në Shkodër përballë Vllaznisë.
Kastrioti ka arritur një fitore të thellë ndaj Apolonisë me rezultatin 4-1. Ajo që duhet përmendur është fakti se golin e tretë për krutanët e ka shënuar ish-sulmuesi i Vllaznisë Vilfor Hysa i cili në këtë mënyrë gjen golin në të parën ndeshjen me skuadrën e tij të re kur tek ajo shkodrane, pati vështirësi të mëdha për ta bërë këtë gjë.
Rezultatet e sotme:
Tirana- Tomori 1-0
Teuta- Shkumbini 3-0
Luftetari- Kukesi 1-3
Kastrioti- Apolonia 4-1
www.shkodrasport.com