Ka nisur sot java e 26-të e Kampionatit Shqiptar të Kategorisë Superiore me jo pak surpriza.

Kështu Laçi ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Kamzës me rezultatin e pastër 2-0, falë golit të Uzunit në të 70’ dhe të Reginialdos në minutën e dytë shtesë.

Dy gola që vlejnë sa për një vend në Kupat e Europës për Laçin, që pas 26 javësh mban vendin e tretë të klasifikimit në kuotën e 42 pikëve, po aq sa Kukësi, edhe pse ka luajtur një ndeshje më shumë se verilindorët.

Ndërkohë, në Lushnjë, vendasit modestë, kanë ndalur Teutën për 90 minuta, por durrsakët arritën të përmbysin disavantazhin prej dy golash, duke shënuar në minutat shtesë golin e fitores me anë të Dedic, që fiskoi shifrat në rezultatin final 2-3.

Falë kësaj fitore in-extremis Teuta mban gjallë shpresat për mbijetesë, pasi renditet në vend të parafundit me vetëm 1 pikë më pak se Vllaznia që ka një ndeshje më shumë për të luajtur./telesport/