Laçi mund Skënderbeu 1-0 dhe e parakalon në renditje, duke i marrë vendin e 4-t, me 44 pikë. Vendosi goli i Shtubinës në minutën e 31-të, por “heroi” i vëtetë i Laçit ishte portieri Gentian Selmani me disa pritje vendimtare, mes tyre edhe penalltinë e Bregut në pjesën e dytë.

Kurbinasit vinin pas dy humbjesh dhe duhet të reagonin me çdo kusht për të mbetur në garë. Trajneri Sulejman Starova kishte ulur në stol sulmuesin Malik Mane, i cili ka qenë titullar javët e fundit. Luajti Okpotu, i mbështetur nga Shtubina dhe Xhixha. Skënderbeu, pa Muzakën, krijoi shumë raste, por pa e gjetur rrugën e rrjetës.

Nderkohe ne Fushe- Kruje Kastrioti ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme në shtëpi përballë Partizanit, duke e ndaluar në një barazim 1-1. Të dyja skuadrat kanë pasur mundësi të mira shënimi, por gjithçka është vendosur në harkun kohor të 5 minutave. Në minutën e 55 ka shënuar Mensah, ndërkohë që dy minuta më vonë ka barazuar Shehu. Kur dukej se ndeshja mori ritëm, Rexhepi u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e mbetur të takimit, është luajtur një lojë mjaft e ashpër me shumë ndërprerje, ku vendasit kanë kërkuar me çdo kusht golin e fitores, por pa arritur ta gjejnë. Me këtë rezultat, Partizani thellon në 13 pikë diferencën me Kukësin që luan pak orë më vonë ndaj Tiranës, ndërkohë që kjo ndeshje i intereson për mbijetesën direkt edhe Kastriotit.