Superliga do të zbresë ditën e sotme në fushë për të luajtur aktin e javës së 3-të. Abissnet Superiore nisë me dy sfida “zjarr”, Teuta-Dinamo dhe Kastrioti-Tirana që do të luhen në orën 13:45.

Kampionët në fuqi të kampionatit sfidojnë Dinamon me ndeshjen që do të luhet në stadiumin e Egnatias për shkak se Teuta ka rimbiellë barin në “Niko Dovana”.

Një test force për të dyja ekipet që këtë sezon kërkojnë të fitojnë titullin kampion.Ndeshja tjetër zhvillohet në Kamëz me Tiranën që është favorite në letër për të fituar ndeshjen ndaj Kastriotit.

Krutanët nga ana tjetër nuk kanë shijuar ende pikën e parë në këtë kampion dhe sot kërkojnë me çdo kusht që të ndalin bardheblutë dhe të mos dalin pa pikë nga kjo ndeshje./newsport/