Humbja në sfidën ndaj Bylist ka bërë që “furtuna” të rinisë sërishë tek ekipi i Tiranës dhe në qendër është vendosur trajneri Ard Mema.
Ditën e sotme u bë e ditur se tekniku Mema nuk doli në stërvitje me ekipin të cilin e drejton, pasi ishte në një takim me Presidentin e Tiranës, Refik Halili.
Së fundmi “Top Channel” ka raportuar se nga takimi palët kanë zgjidhur me marrëveshje kontratën që I mbante të lidhur dy palët. Mema në fillim të këtij sezoni kishte mbështetjen e plot nga klubi, ndërsa mungesa e rezultateve pas humbjes me Kukësin, tronditi stolin e tij.
Kandidaturat për zëvendësimin e Memës siç raporton Top Channel, janë të shumta, por emri më I afërt është ai I Julian Ahmataj, I cili garon me trajnerin e moshave Bledar Devolli.
Nga klubi ende nuk ka asnjë vendim zyrtar për të ardhmen e trajnerit aktual, apo për trajnerin e ri.