Sot nis java e 26-të e Superiores me 3 ndeshje. E para luhet në orën 15:00 ku Dinamo do të presë në “Elbasan Arena”, Laçin. Ky i fundit duket se po kalon nje moment me te mire dhe do te kerkoje ta vazhdoje kete edhe ndaj bluve te cilet padyshim qe edhe ato duan te bejne kthesen per te mos iu shkeputur kreut te renditjes.

Ndërsa në orën 17:30, Partizani do të luajë me Bylisin. Nje sfide interesante e dy skuadrave me objektiva krejtesisht te kunderta dhe qe pritet te jete shume e luftuar, ku nga ky 90 minutesh mund te presesh çdo lloj rezultati.

Ne te njejtin orar do te luhet edhe Vllaznia me Elbasanin. Ky i fundit e sheh si nje mundesi reale per te fituar dhe per te mbetur ne gare per nje vend ne katershe, por me shume siguri do te hase ne nje pengese te madhe te vendasve qe nuk duan te largohen nga dy vendet e para te renditjes.

NDESHJET E SOTME

DINAMO-LAÇI 15:00 (në “Elbasan Arena”)

PARTIZANI-BYLIS 17:30

VLLAZNIA-ELBASANI 17:30