Sot do të luhen dy ndeshje në orën 17:00, që vlejnë për javën e 26-të të Superiores. Skënderbeu pret Egnatian në Korçë, ndërsa Teuta luan përballë Tiranës.
Egnatia luan për ta dërguar në 6 pikë diferencën nga Vllaznia, që rezulton edhe ndjekësi më i afërt. Në anën tjetër Skënderbeun kërkon pikë shprese për mbijetesën, pasi ndodhet në vendin e fundit.
Duel interesant pritet në “Niko Dovana” ku Teuta sfidon Tiranën. Durrsakët mbajnë vendin e parafundit, ndërsa bardheblutë atë të tetë. Vetëm dy pikë i ndajnë skuadrat, që po luftojnë për mbijetesë.