“Abissnet Superiore” luan ditën e sotme dy sfidat e fundit të javës së dytë, me katër skuadra që zbresin në fushë për fitore.

Në orën 16:00, Kukësi do të presë në shtëpi Egnatian. Të dyja skuadrat ndodhen në kuotën e zero pikëve pasi e nisën me humbje javën e parë dhe për këtë arsye të dyja ato do të luajnë për fitore.

Në orën 19:00, në fushë zbresin kampionët e Shqipërisë, me Partizanin që do të presë Laçin. Zoran Zekiç kërkon që të debutojë me fitore në futbollin shqiptar, teksa për kurbinasit në stol do të debutojë ish-kapiteni i “demave”, Skerdi Bejzade.

NDESHJET:

KUKËSI – EGNATIA 16:00

PARTIZANI – LAÇI 19:00