Abissnet Superiore do të zhvillojë ditën e sotme 3 takimet e tjera të javës së 20-të. Gjithçka do të nisë në orën 13:00 në Kamëz, ku Kastrioti pret Erzenin.

Një duel mjaft interesant mes dy ekipeve që kërkojnë 3 pikët. Krutanët për mbijetesën ndërsa nga krahu tjetër shijakasit për europën.Teuta-Bylis do të startojë në orën 16:00 dhe do të zhvillohet në “Niko Dovana”.

Ky është një takim për mbijetesë, ku të dyja ekipet do të japin maksimumin për të siguruar fitoren. Ballshiotët vijnë pas 2 fitoreve radhaz, ndërsa durrsakët pas humbjes me Laçin.

Supersfida mes Vllaznisë dhe Kukësit do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 16:00. Dy ekipet premtojnë spektakël, me verilindorët që janë më të motivuar se kurrë për të siguruar një tjetër fitore të rëndësishme.

Ndërkohë nga krahu tjetër shkodranët vijnë pas 2 humbjeve radhazi dhe sot kërkojnë rikthimin te fitorja. Per me teper qe suksesi ne kete perballje do t’i “katapultonte” ata direkt ne vendin e dyte te renditjes.