Artan Mërgjyshi nuk është më trajner i Laçit. Trajneri kryeqytetas nuk ka dalë në stërvitje me ekipin dhe pas interesimit të “Vipsport.al”, ai ka konfirmuar se nuk ka mbyllur gjithçka me ekipin kurbinas.

“Po, e mbylla me Laçin. Për arsye personale”. Kaq ka thënë trajneri Mërgjyshi, duke mos dashur të zgjatet në arsyet që sollën largimin e tij nga Laçi.

Skuadra bardhezi ka pësuar dy humbje në javët e fundit nga Kukësi dhe Teuta, por nuk është ende e qartë, nëse drejtuesit e Laçit kanë marrë vendimin për ndërrimin e trajnerit nga rezultatet e fundit.

Tashmë duhet pritur të mësohet emri i trajnerit të ri të Laçit, që do të ishte i treti në këtë sezon. Gjatë ndeshjeve europiane ekipin kurbinas e drejtoi Besnik Prenga dhe më pas vendin e tij e mori Artan Mërgjyshi.

Me të në krye, Laçi pati një ecuri të mirë, duke përjashtuar dy humbjet e fundit. Aktualisht, kurbinasit mbajnë vendin e katërt me 16 pikë. / Vipsport/