Abissnet Superiore” luan javën e saj të 30-të me tre sfida vërtet interesante, ku në lojë janë titulli, Europa dhe mbijetesa.

Këtë javë e hap dueli për Europë midis Egnatias dhe Laçit, në orën 15:00. Rrogozhinasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas dy ndeshjesh dhe që të ruajnë pozitat në vendin e tretë. Nga ana tjetër, kurbinasit duket se e kanë lënë pas mbijetesën dhe tashmë janë futur në garën për Europë, ku ndodhet vetëm 3 pikë larg Egnatias dhe Vllaznisë.

Kjo e fundit luan në orën 18:00 “klasiken” e futbollit shqiptar përballë Tiranës në “Loro Boriçi”. Bardheblutë kërkojnë të ruajnë vendin e parë dhe distancën me Partizanin. Nga ana tjetër, kuqeblutë duan Europën dhe një fitore e mundshme mund t’i bëjë të shpresojnë për titull sërish.

Po në këtë orë, në “Niko Dovana” luhet derbi i mbijetesës mes Teutës dhe Erzenit. Të dyja skuadrat ndodhen në pozita të vështira në tabelë dhe tre pikët duket se janë zgjidhja e vetme për të dyja.

NDESHJET:

EGNATIA – LAÇI 15:00 (STADIUMI “PARTIZANI”)

VLLAZNIA – TIRANA 18:00 (STADIUMI “LORO BORIÇI”)

TEUTA – ERZENI 18:00 (STADIUMI “NIKO DOVANA)