Kategoria Superiore do të luajë tre sfida të tjera interesante të javës së 8-të. Në orën 15:00 do të luhen dy takime, Bylis-Tirana në stadiumin “Adush Muça” dhe Laçi-Vllaznia në stadiumin e qytetit të Laçit, ndërsa në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet dueli Partizani-Kastrioti.

Jane vertete tre takime shume interesante ne te cilat mund te ndodhe çdo gje sa i takon rezultateve te tyre. Nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe ndonje surprize madje dhe pse jo edhe ndonje largim nga pankina ne rast deshtimi.

Por nderkohe, jane mesuar edhe emrat e arbitrave qe do t’i drejtojne keto ndeshje. Nese takimi i Laçit me Vllaznine i eshte besuar arbitrit te FIFA-s Juxhin Xhaja, interesant eshte fakti qe takimi tjeter, ai Bylis- Tirana i eshte besuar laçianit Klodian Prenga.

Ky i fundit konsiderohet nje nga arbitrat e perspektives dhe FSHF po e simulon per t’u ngjitur ne karriere duke i besuar nje ndeshje shume te veshtire por me besimin se do te jete ne lartesine e duhur per ta gjykuar ate.

Nderkohe ne takimin Partizani- Kastrioti, arbiter kryesor eshte caktuar Eldorjan Hamiti, i mbështetur nga asistentët, Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova./SHKODRA-SPORT.COM/