Kategoria Superiore do të zhvillojë sot katër nga ndeshjet e mbetura të javës së 19 të saj. Në 14:00 do zhvillohen paralelisht katër duele. Ndeshja kryesore do jetë ajo mes Tiranës dhe Kukësit që do luhet në “Selman Stërmasi”.
Bardheblutë vijnë nga fitorja me Skënderbeun, ndërsa verilindorët humbën javën e shkuar me Kastriotin. Në këtë duel do ketë dhe një përballje mes nxënësit dhe profesorit, pra mes Josës dhe Shehit.
Duelet e tjera janë vendimtare për ecurinë e skuadrave. Kryesuesit e Vllaznisë kërkojnë kthesën në shtëpi ndaj Apolonisë, Laçi dhe Partizani luajnë në transfertë, përkatësisht me Bylis dhe Kastriotin.
Kategoria Superiore, java 19 – Sot, 14:00
Tirana – Kukësi
Vllaznia – Apolonia
Bylis – Laçi
Kastrioti – Partizani