Kategoria Superiore e futbollit do të duhej që sot të zbriste në fushë për fillimin e javës së dytë. Bojkoti I Ligës Profesioniste dhe kërkesat ndaj Qeverisë për katër pika që presidentët e 10 klubeve I shohin si lehtësim për futbollin, ka bërë që kampionati të hyjë në krizë, me javët që do duhet të rikuperiohen dhe ndeshjet të ngjeshen; në një periudhë kur skuadrat vijnë nga Pandemia.

E paralajmëruar prej javësh, klubet e Superligës do të zbresin sot në fushë por jo për të luajtur futboll. Skuadrat do të reshtohen duke lexuar kërkesat ndaj Qeverisë dhe më pas mund të ketë një lloj proteste në sheshet e qyteteve.

Kjo ide është hedhur nga drejtuesit e Ligës, ndërsa për futbollin e luajtur ende nuk ka dritë në fund të tunelit, me palët që ende nuk janë dakordësuar për t’u ulur në diskutime.

Kategoria Superiore, java 2-të:

Tirana – Teuta

Kukësi – Partizani

Skënderbeu – Vllaznia

Laçi – Kastrioti

Apolonia – Bylis