Pavarësisht rritjes së Valverdes, i cili po e bind Zidanin çdo ndeshje e më shumë me paraqitjet e tij shumë të mira, Reali vazhdon të mendojë për Pogbanë

Mesfushori francez është në majën e listës së Zidanit, i cili dëshiron ta transferojë lojtarin në merkaton e janarit. Por, klubi spanjoll për të fituar ndaj rezistencës së Mançester Junajtid, ka një ofertë tunduese.

Siç raporton “The Mirror”, Reali është gati të ofrojë 80 milionë euro, Hames Rodrigezin dhe Mariano Diazin, në këmbim të Pogbasë.

Oferta është joshëse dhe pritet të shihet nëse Junajtid do e pranojë.