Fitorja e mundshme e Vllaznisë sot në kryeqytet ndaj Tiranës pritet të shpërblehet me premion më të madhe që drejtuesit kanë vendosur këtë sezon.

Panorama Sport” mëson nga burime në klubin shkodran se sponsori Alban Xhaferi, bashkë me drejtuesit e klubit dhe biznesmenë që mbështesin Vllazninë, mund të shpërblejnë ekipin me 20 mijë euro nëse mposht Tiranën.

Gjithsesi, kjo shifër nuk është ende zyrtare. Ajo qe duhet thene eshte se Vllaznise nuk i kane munguar asnjehere kete sezon premiot dhe keshtu do te ndodhe edhe sot.

Ato jane nje motiv me shume per futbollistet per te bere edhe me mire ne fushen e lojes ndonese ato duken shume te motivuar vetevetiu per kete ndeshje dhe ia dine rendesine.

Megjithate te fitosh dhe t’i kesh edhe 1 mije euro ne xhep secili nuk do te ishte keq dhe per kete arsye kuqeblute sot pritet “te nxjerrin xixa” ne fushe.