Bayern Munich dhe Paris SG kanë dominuar Grupin B dhe e kanë siguruar kualifikimin në 1/8-t e finaleve të Champions League. Paris SG është në krye me tre pikë më shumë se Bayern Munich, që duhet të fitojë me katër gola avantazh që t’i parakalojë në renditje, pasi PSG e mposhti 3-0 skuadrën që drejtohej nga Carlo Ancelotti në “Parc des Princes”, në atë që rezultoi të ishte ndeshja e fundit për italianin në stolin e kampionëve të Gjermanisë.

Ndryshimi i trajnerit i ka bërë mirë Bayern pasi ka fituar 10, barazuar 1 dhe humbur 1 nga 12 ndeshjet e luajtura në të gjitha veprimtaritë, në urdhrat e Jupp Heynckes

Nga ana tjetër, duket se PSG ka njohur disi rënie në formën e saj, teksa erdhi edhe humbja e parë se sezonit, 2-1 në Strasbourg, kur për herë të parë Edinson Cavani nuk ishte titullar. Ka pasur gjithsej shtatë përballje mes Bayern dhe PSG në të kaluarën edhe asnjëherë nuk është parë shenja “X”. Ose më saktë në gjashtë raste ka fituar skuadra vendase dhe vetëm një herë ajo mike, në vitin 1994 kur PSG triumfoi në Mynih. PSG ka shënuar 71 gola në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha veprimtaritë, gjatë këtij sezoni. Bayern Munich ka luajtur 55 ndeshje në shtëpi kur ka qenë ditë e martë duke fituar 39 prej tyre, barazuar 11 dhe humbur pesë. PSG i ka fituar të gjitha ndeshjet që ka shënuar i pari në këtë sezon, ndërsa Bayern i ka humbur të gjitha ndeshjet ku ka pësuar gol i pari. “Nuk mund të bëjmë gabim më të vogël ndaj kundërshtari si PSG, sepse ka futbollistë që të ndëshkojnë,” – tha mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng.telesport.al