Vllaznia është duke kaluar një moment fantastik në kampionat, teksa kryeson tabelën e renditjes me një diferencën +9 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Partizani.

Kjo ecuri mjaft pozitive e kuqebluve ka zgjuar interesin e tifozëve shkodranë, të cilët nuk e kanë kursyer mbështetjen për skuadrën e tyre edhe në transfertë.

Në sfidën e sotme ndaj Partizanit, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, një grup tifozësh shkodranë janë mbledhur së bashku, në afërsi të stadiumit, duke dhuruar duke ndezur atmosferën me koret e tyre në mbështetje të Vllaznisë.

Ndonese ata kane udhetuar drejt Elbasanit, kuptohet qe sfiden nuk do te munden ta shohin nga stadiumi, por ne ndonje nga lokalet prane tij.