Erik ten Hag këmbëngul se është i lumtur që Herri Meguajër refuzoi një transferim për 30 milionë paund tek Uest Hemi këtë verë, por ende shpreson të që mbajë qendërmbrojtësin veteran Xhoni Evans te Mançester Junajtidi këtë sezon.

Edhe pse “djajtë” pranuan ofertën e londinezëve për Meguajërin, mbrojtësi 30-vjeçar nuk ra dakord me për të ulur rrogën e tij aktuale prej 190 mijë paundësh në javë.

Tani mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë (paguan 80 milionë paund për ta transferuar nga Lestëri) është i vendosur të qëndrojë në “Old Trafford” këtë sezon dhe të konkurrojë për vendin e tij me Rafael Varanin, Lisandro Martinezin dhe Viktor Lindelofin, edhe pse Ten Hag e ka bërë atë zgjedhje të katërt dhe i ka hequr shiritin e kapitenit.

Përpara ndeshjes së sotme me Totenhemin, trajneri holandez tha: “Herri është një lojtar për ne dhe unë jam i lumtur që ai është këtu. Ne kemi nevojë për një skuadër të mirë dhe kemi katër qendra të mira. Duke përfshirë edhe Shoun ata bëhen pesë dhe na duhen, sepse do të luajmë 50 deri në 60 ndeshje këtë sezon. Jam i lumtur që Meguajër është këtu. Ai duhet të luftojë për pozicionin e tij, siç duhet të bëjnë të gjithë në skuadër, sepse ne kemi ndërtuar një ekip me dy lojtarë për çdo pozicion”.