Elbasani ka konfirmuar të gjitha pretendimet që ka për të qenë protagonist në këtë sezon në Superiore, duke barazuar me Egnatian kampione në fuqi në ndeshjen e luajtur sot në :”Elbasan Arena”.

Skuadra verdheblu ka rivalizuar si e barabartë me rrogozhinasit, të cilët i bënë një start më të mirë ndeshjes, por më pas iu nënshtruan ritmit të vendasve të cilët iu afruan disa herë rrezikshëm portës së Dobjanit.

Por asnjë nga ekipet nuk kishte shënjestrën e duhur për të gjetur rrugën e rrjetës e në fund të dy u desh të kënaqeshin me nga një pikë në këtë duel shumë të ndezur.

ELBASANI-EGNATIA 0-0