“Supersport” është e vetmja platformë në vend që transmeton kampionatin anglez.
Një gjykatë suedeze ka urdhëruar një kompani arabe të dëmshpërblejë 20 milionë euro selinë në Katar të “BeIn Sport” dhe “Supersport”.
BeIn në fakt do të përfitojë rreth 19 milionë dhe Supersport 1.4 milionë. Kompania arabe që ka akses në internet akuzohet se ka transmetuar ndeshjet në mënyrë pirate duke përdorur sinjalin e këtyre 2 platformave.
Rrjeti arab transmeton në 2000 kanale të paligjshme që operojnë në SHBA, Greqi, Danimarkë Kroaci dhe Lindjen e Mesme.
Rrjeti quhej “ATN” dhe pronari Hamid al-Hamid është dënuar me 2 vite e gjysmë burg. Djali i tij Ahmed dhe një bashkpunëtor me nga 1 vit.