Gareth Bale ka nisur një “luftë të ftohtë” me drejtuesit e Real Madrid, që kërkojnë ta përdorin si kartë për të sjellë në “Santiago Bernabeu” një emër të njohur sezonin e ardhshëm.

Por sulmuesi nga Uellsi ka hedhur poshtë çdo përpjekje të skuadrës “merengues”, duke preferuar të transferohet në Bundesliga dhe të luajë me fanellën e Bayern Mynih.

Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja spanjolle “Don Balon”, që i referohet burimeve nga klubi madrilen.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, synon të sjellë në Madrid një emër të njohur sezonin tjetër, duke nisur nga Neymar te Kane, nga Salah te Hazard.

Dhe për ta realizuar këtë gjë shpreson të përdorë Bale si kartë për të balancuar ofertën.

Por Gareth Bale synon një të ardhme tjetër, të transferohet te Bayern Mynih, duke u bërë zëvendësuesi i Arjen Roben.

Kjo situatë ka krijuar mjaft polemika te klubi spanjoll, ndaj Bale është gjithnjë e më shumë pranë divorcit./telesport/