Ndodh edhe keshtu: Nuk eshte nga ata futbolliste qe spikasin ne fushen e lojes me lojen apo golat e tij, nuk eshte nga ata qe paguhen me shume, por aktivizimi ne menyre konstante me ekipin e Vllaznise, ka bere qe ekspertet e merkatos ta vleresojne ate si futbollistin me vleren me te madhe tek Vllaznia.
E kemi fjalen per mesfushorin Fjoart Jonuzi i cili sipas “transfermarkt.com” e ka vleren ne treg prej 325 mije eurosh. Ai ka lene pas disa futbolliste te cilet vleresohen ne shifren 300 mije euro, duke filluar nga kapiteni Erdenis Gurishta, Esin Hakaj, Herald Marku, Esat Mala dhe Liridon Latifi.
Por supriza me e bukur ne kete vleresim eshte padyshim ajo per 19 vjeçarin Rejan Alivoda i cili po ashtu vleresohet me shifren e 300 mije eurove duke qene edhe ai ne “top-listen” e Vllaznise, pavaresisht moshes se tij te re.
Megjithate kryesimi i renditjes nga Jonuzi mbase eshte pak surpize, por ekspertet si duket vleresojne formen konstante te tij ne lojen e kesaj skuadre, duke e shnderruar ate ne nje element shume te rendesishem.
Pas Alivodes nderkohe rradha vijon me disa futbolliste qe vleresohen me shumen 250 mije euro ne treg dhe konkretisht, Marko Juriç, Lorik Boshnjaku, Kristijan Vulaj, Ardit Hoxhaj, Kaina dhe Ante Aralica. Sakaq, Vllaznia ne total e ka vleren 4.73 milione euro, duke qene e treta ne renditje pas Tiranes dhe Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/