Në kampionatin zviceran mund të gjejmë lojtarë të shumtë shqiptarë. Duke filluar nga kategoria e parë deri tek e fundit, janë të shumtë shqiptarët që aktivizohen .
Kombëtarja e Zvicrës që po luan në Botëror, në përbërje të saj ka 4 lojtarë me origjinë shqiptare siç janë Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili.
Xhaka dhe Shaqiri ishin ata që i dhanë fitoren kombëtares helvete përballë Serbisë. Por në fundjavë ka ndodhur diçka e veçantë ku gjatë një ndeshje miqësore midis Rapperswil Jona dhe Zurich tek ekipi kryeqytetas janë aktivizuar 10 futbollistë shqiptarë.
Në fillim të ndeshjes në fushë zbritën pesë shqiptarë. Në mbrojte ishin Enit Sadiku dhe Mirlind Kryeziu. Mesfusha përbëhej nga debutuesi Hekuran Kryeziu edhe nga lojtarët e tjerë si Izer Aliu dhe Bledian Krasniqi.
Siç ndodh shpesh në ndeshje të tilla, në pjesën e dytë u larguan të gjithë lojtarët për tu aktivizuar të tjerë.
Numri i shqiptarëve në fushë nuk ndryshoi, ishin përsëri pesë. Mbrojtja përbëhej nga Lindrit Kamberi dhe Liridon Berisha, Toni Domgjoni aktivizohej në mesfushë dhe peshën e sulmit e kishin Lavdrim Rexhepi e Lavdim Zumberi.
Këtë ndeshje Zurich e humbi me rezultatin 1-2, ku goli i vetëm për ekipin kryeqytetas u shënua nga Lavdim Zumberi në minutën e 53-të.
Edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore, kjo ndeshje shërbeu si test për të provuar lojtarët që mund të bëjnë pjesë në ekipin A sezonin e ardhshëm, ku Zurich do të luajë në Europa League, direkt në fazën e grupeve. /EDS/
FC Zurich (Pjesa e parë): Brecher; Rüegg, Enit Sadiku, Mirlind Kryeziu, Pa Modou; Hekuran Kryeziu; Haile-Selassie, Izer Aliu, Bledian Krasniqi, Rodriguez; Frey.
FC Zurich (Pjesa e dytë): Baumann; Lindrit Kamberi, Liridon Berisha, Sauter; Toni Domgjoni, Sohm; Ëinter, Lavdrim Rexhepi, Rohner; Lavdim Zumberi, Odey.